Loading...

Aksidenti me gruan shtatzënë 6 muajshe, në makinë ishte edhe fëmija tjetër 5 vjeç, vjehrri u mundua por…

Kane dale te tjera detaje nga aksidenti tragjik qe i mori jeten gruas 26 vjecare shtatzene sot ne Levan. Paraprakisht dyshohet se automjeti tip Benz që vinte nga Fieri për në Vlorë ka hyrë në parakalim të gabuar duke përplasur mjetin tip Audi që drejtohej nga vjehrri  viktimës, Astrit Troka.

Edhe pse ky i fundit ka ulur shpejtësinë përplasja ka qenë fatale duke i marrë jetën gruas shtatëzënë 6 muajshe si dhe ka plagosur rëndë fëmijën e saj.

Tre të plagosurit paraqiten jashtë rreziku për jetën, mjekët thonë se në gjendje të rëndë vijon të jetë fëmija.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë ndërsa mësohet se mjeti me të cilin udhëtonte viktima drejtohej nga shtetasi Astrit Troka.

Burimet tregojnë se ky i fundit po shoqëronte nusen e djalit dhe fëmijën e saj drejt qytetit të Fierit, në momentin kur ka ndodhur edhe aksidenti.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com