Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës ku një automjet është përmbysur në mes të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e njohur si ish-Shkolla e Naftës. Përplasja e fortë, fatmirësisht nuk ka shkaktuar pasoja fatale në njerëz.
Drejtuesi i mjetit të përmbysur ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet identiteti i tij.