Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryeqytetin bullgar, Sofje ku një autobus pasi ka humbur kontrollin ka goditur dy makina dhe më pas ka rënë në një humnerë.
Si pasojë e aksidentit tragjik 15 persona kanë humbur jetën, ndërsa 27 janë plagosur.
Sipas mediave vendase shkak është bërë shpejtësia dhe reshjet e shiut.
Policia tha se një autobus që transportonte turistë në një udhëtim në fundjavë u rrëzua duke rënë 66 metra poshtë anash rrugës.
Raportet fillestare sugjerojnë se autobusi humbi kontrollin mbi asfaltin e lagësht dhe goditi dy makina para rrokullisjes jashtë rrugës.
Ende nuk dihet saktësisht se sa njerëz ishin në autobus dhe as nuk kishte ndonjë informacion të menjëhershëm rreth shtetësisë së pasagjerëve. Qeveria e Bullgarisë shpejt deklaroi të hënën ditë zie.