Një aksident ka ndodhur në Lushnje, ku ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë një fëmijë 5 vjeç. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gorre, ndërsa është prangosur shoferi me inicialet L. B.
5-vjeçari i aksidentuar, fatkeqësisht ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ja njoftimi i Policisë së Lushnjes:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin: L. B, 58 vjeç, banues në Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Gorre, Lushnje duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka aksidentuar një shtetas të mitur 5 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.