Ndërtuesi gjerman i anijeve “Meyer Werft” ka lançuar lundrimin e parë të “mbretëreshës AIDA” në det, në Paperburg.
Kroçera gjigante AIDAnova u lëshua në det të martën mbrëma sa për testim dhe më pas u transportua në skelën e montimit, ku do të vendoset shtrati i saj dhe veshja gypave.
Aty kjo anije gjigante, 337 metra e gjatë dhe 42 metra e gjerë, do t’i nënshtrohet testeve përfundimtare.
AIDAnova ka më shumë se 2.600 kabina për pasagjerët, mes tyre 31 suita, 312 kabina të brendshme, 198 kabina me ballkon oqeanik dhe 1.,655 kabina me ballkon dhe në total mban 5.200 persona. Brenda saj ka palestër, spa dhe sauna tejet lukoze.