Loading...

Ai ndoshta donte një vajzë, ata u bënë xhelozë. Fati i keq i këtij djali që nuk e shijoi dot rininë, por…

Nje krim per motive xhelozie mund te quhet ai i vrasjes se Viktorjan Picakut, shqiptarit 24-vjeçar mbrëmjen e 1 gushtit në sheshin Abbey në Corato.

091815848-79eec61e-2ed9-4d36-b1ca-6484ceed1858

Kjo piste nuk kundërshtohet nga hetuesit sipas të cileve, nuk mundet që, megjithatë, të mos kete te tjera arsye për krimin. Dy autorët e dyshuar të vrasjes u vetedorezuan 24 orë pas krimit, nën presion pasi policia kishte kryer kërkime në shtëpitë e tyre menjëherë pas vrasjes. Ata janë Domenico Manzi, 21 vjeç, dhe kushëriri i tij Domenico Patruno, 26 vjeç, me precedentë penale.

Sipas mediave italiane, shqiptari ishte i njohur per policine lokale per shkak te disa precedenteve qe ka pasur ne lidhje me shperndarjen e droges.

arma e krimit
arma e krimit

Ai u qellua me dy plumba e sipas hetuesve, te rinjte nuk kishin qellim per ta vrare, por vetem per ta frikesuar dhe paralajmeruar shqiptarin.

Njeri nga djemte e arrestuar kishte me vete edhe nje shkop bejsbolli.

Hetimet per ngjarjen po vazhdojnë me koordinimin e autoritetit gjyqësor të Trani.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com