Loading...

20 vjet hetime për krimin më monstruoz në historinë e Holandës, a është ky vrasësi i 11-vjeçarit? (Foto)

Hollanda vijon prej 20 vitesh hetimet për një prej krimeve më monstruoze në historinë e shtetit. Policia erdhi shumë afër zbulimit të vrasësit të 11-vjeçarit Nicky Verstappen, i cili u gjend i vrarë dy dekada më parë, raporton NOS.

Për të identifikuar vrasësin, u studiuan rreth 14,000 mostra të ADN-së në eksplorimin më të madh në historinë e Holandës.

Nicky Verstappen, djali 11-vjeçar, u zhduk në natën mes 9 dhe 10 gushtin 1998. Ai ishte në një tendë me bashkëmoshatarë në një kamp skaut pranë Mastrihtit. Mëngjesin tjetër, trupi i tij i pajetë u zbulua rreth një milje nga kampi.

Nuk kishte gjurmë të rrahjeve në trupin e fëmijës, shkruan ‘Te Sheshi’. Verstappen ishte shtrirë në tokë pa rroba, nga të cilat policia arriti në përfundimin se me të ishte abuzuar seksualisht para vdekjes.

Së fundi, pak ditë më parë policia njoftoi emrin e të dyshuarit: është 55-vjeçar Jos Brech i cili në atë kohë jetonte në Simpelveld, jo shumë larg nga ku trupi i djalit u gjet. Gjurmët e ADN-së së djalit të vrarë u gjetën në shtëpinë e tij, por …

Tashmë askush nuk e di ku është Brech. Askush nuk ka dëgjuar për të që nga 19 shkurti dhe zhdukja është raportuar në prill. Ajo që dihet është se Brech e kaloi jetën e tij në pyll, larg njerëzve. Nuk ka makinë, telefon celular ose një profil në mediat sociale. Për Josef Brech ekziston ​​një urdhërarresti evropian.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com