Një ngjarje pikëlluese ka ndodhur te enjten kur një 18-vjeçare ka ndërruar jetë në QSUT si pasojë e një virusi të rrallë që e kishte prekur. Rasel Çarçani nuk ka mundur t’i bëjë ballë sëmundjes që brenda dy ditëve i ka marrë jetën.
E pikëlluar në shpirt, motra e viktimës ka shprehur dhimbjen për këtë humbje të madhe, ndërsa nuk arrin ta besojë se po e përcjell Raselin për në banesën e fundit.
“Shpirti i motrës, se besoj ende që ike dhe sot të përcjell për në banesën e fundit, e di që do të jesh ëngjëlli mbrojtës atje lart, je motra ime, frymëzimi im, Celushi im…”- shkruan e motra në Instragram.