Loading...

100 fshatrat “mbërrin” në Theth, ja problematikat që banorët duhet t’ja përplasin qeverisë e jo të dëgjojnë propaganden

Me 18 gusht ne piken turistike te Thethit do te mblidhet akademia e 100 fshatrave, e krijuar nga qeveria shqiptare per zhvillimin e ketyre njesive vendore te perzgjedhura per vlerat turistike, historike dhe kulturore.

Çdo gje per qarkun Shkoder, nis nga ajo qe me te drejte eshte cilesuar si perla e alpeve, zona e cila ne vitet e fundit ka njohur edhe bumin turistik, siç eshte Thethi. Kjo akademi vjen si nje mundesi per te ofruar informacion dhe asistence per çdo nisme per te investuar ne fushen e agroturizmit dhe perfaqeson nje rrjet bashkepunimi mes qeverise dhe botes universitare, per projektet e programit kombetar te rilindjes rurale ne funksion te 100 fshatrave te perzgjedhur per t’u kthyer ne destinacione te reja turistike.

“100 fshatrat” do te ktheje ne pole zhvillimi dhe destinacione te mirefillta turistike keto zona per t’i dhene hov nje zhvillimi ekonomik dhe social aty ku deri sot kjo duket e pamundur. E natyrisht qe ne kete takim qe do te mbahet ne Theth, per here te pare ndoshta ne menyre te drejteperdrejte banoret kane mundesi ti parashtrojne problematikat qe kane perfaqesuesve te qeverise, e te kerkojne me insistim te marrin nje pergjigje lidhur me afatet se kur do ti jepet zgjidhje asaj se cfare kerkojne.

Natyrisht qe qeveria do te shkoje atje per te prezantuar idete e saj, por se pari banoreve te Thethit duhet tu jape zgjidhje per çeshtjen e pronesise, pasi asnje prej bujtinave dhe pronareve te tokave ne kete fshat nuk kane çertefikatat e pronesise, qe jane kyçe si per zhvillimin e tyre, ashtu edhe per perfitimin e granteve, apo ne rastin me te keq te marrjes se nje kredie, nese duan te zgjerojne aktivitetin.

Problemi i dyte per kete fshat turistik qe e ka marre kete patente perpara se te kujtohej qeveria, eshte ai i energjise elektrike, pasi rrjeti i amortizuar dhe degradimi qe ka pesuar HEC i Nderlysajve, ben qe keto familje ne te shumten e kohen te jene pa energji elektrike, e te detyrohen te perdorin gjeneratoret.

Zgjidhja e trete eshte rruga qe shume eshte premtuar deri me tani, por ende asnje punim nuk ka nisur. Me pas qeveria sebashku me pushtetin vendor duhet te mendoje per mirembajtjen e tyre dhe krijimin e modeleve konkuruese, e pse jo nderlidhese me pjesen tjeter te kurores se Alpeve qe shtrihen ne Tropoje, Kosove, e Mal te Zi. Shkodra ka disa fshatra qe perfitojne nga ky program qeveritar, e ku ne mase te gjithe kane thuajse problematika te peraferta, qe duan nderhyrje ne kohe./ShkodraNews

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com