Zgjidh e merr vetë (njohur edhe si Zgjidh e merr) është një poezi e krijuar nga Fan Noli në vitin 1926. Në të poeti përmes vargjesh jep karakteristikat e banorëve të krahinave të Shqiperis.
MERR E ZGJIDH (F.NOLI 1924)
1 A te duhen luftetarë? Dhe arratinë armiku te marrë? A do botës ti vesh zjarrë? Merr nja dhjetë kosovarë.
2 A do male me debore Trima te fortë e malesore Fort bujare e burrerore Shkon ne kukes I ken e dorë
3 Atë duhen sharlatane Qe lepin ne çdo sahane Qe te percajne vatane Ke sa të duash Tropojane
4 A do njerëz për aheng Për tryeza e për kuvend Burra e gra kercejne me loder Këta I gjen veç ne Shkodër
5 Njerez te zgjuar me lezet Qe I gjen ne çdo anë Qe te bëjnë muhabet Këta janë mjeshterit Dibrane
6 A te duhen budallenj Ca gomere e ca kopuke Hajdut kacak e batakcinje Shko e merri mu ne Puke
7 A do trima sejmene? Kapardisur kudo vënë, Gjumi pa i zënë t’mos flene, Për tre mirditore bëj bene.
8 Këta matjane burr atë zotë Qe dikure kanë bërë barot Se i njeh gjithë vendi mbarre Nuk bëjnë tjetër veç për xhandar
9 A te duhen genjeshtare ? Matrapaz e kokë thare ? Kripen ta shesin për fare, Mer Krutane dhe je i lare.
10 Do dembele për Stamboll? Mos u lodh e mos hiç hall, Të rreshtosh nja tri tabor, Tiranasit t’i zgjedhish me dorë.
11 Po qejflinj a te duhen? Qe me jevga dinë te kruhen, Zonja qe pjellin çdo vit, Veç Elbasani i rrit.
12 Ne do burra llafazane Qe cudisin gjithë dynjane Qe rrine tërë ditën rrugës Nga këto gjen plot ne Durrës
13 Po kërkove kokë palare Kryengrites dhe gomare Qe punët te shkojnë vaj Shko e merri ne Kavaje
14 Kerkon hoxhe e kërkonë prift Mos bridh e mos u ngjit Se si këta qe bëjnë mëkat I gjet vetëm ne Berat
15 A do urte njerëzitë te rine, Nën komande të kesh ushtrine, ne tabjate të kesh njerezine Merre te gjithë Laberine !
16 Do për pune, një korçar ? I ke bujq e ustallarë, Me gra bashke e hapin varre Krah e kokë s’u ka te share.
17 Do budallenj qe veç hane? Me dy këmbë do hajvane? pasuri qe sdin te vënë Merr shetit gjithë Myzeqene.
18 A do të ruash florine? Katandine e shtepine? Me dy qoftë mbush sinine, Ec e more Gjirokastrine.
19 A do të hash e te besh qejf? Sofra e shtruar si për mbret, Pasterti e për yzmet, Të tillë gjen veç ne Permet.
20 Do ministra kolonjare? Se mbahen burra për “mend”, Duan kudo te jenë të parë, Ne mexhlis e ne kuvend.
21 Hall i madh me Skraparllinj Ka rrezik te hash dhe dru, Dy ministra le të rrine, Se na duhen dhe pa tru.
22 Ore te gjore, harruam Vloren! Se kjo pune lahet me gjak, Dy shirit e një medalje, Kësaj pune i vënë kapak.