Cristiano Ronaldo u transferua para pak ditësh nga Real Madridi te Juventusi duke u larguar nga Spanja e duke nisur një aventurë të re në Itali.
Portugezi ka pasur probleme me ligjin në Spanjë për shkak të evazionit fiskal, ndërsa mësohet se ai i ka paguar autoriteteve tatimore spanjolle 13.5 milion euro në mënyrë që të mos përfundojë në burg.
“Cadena Cope” thotë se 33-vjeçari ka rënë dakord me kushtet në mënyrë që të mbyllet çështja e gjykatës së Hacienda.
Ronaldo supozohet se e ka mashtruar shtetin spanjoll me shumën prej 14,768,897 € ndërmjet viteve 2011 dhe 2014, por për fatin e tij ai nuk do përfundojë prapa hekurave./njekomb