Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka kufizuar furnizimin me energji elektrike në disa zona të qarkut të Vlorës për shkak të një defekti në fiderin “Vlora 1”.
OSHEE bënë me dije se “për shkak të një defekti në çelësin 6Kv të fiderit “Vlora1” që merr energji nga n/st. Tec Vlorë, u stakuan sot në orën 12:53, dy linjat 35 Kv Babicë – Tec1, Babicë – Tec”, thuhet në njoftim.
Si pasojë e këtij defekti kanë mbetur pa energji nënstacionet Tec Vlorë ana 35kV, Skelë, Uji i Ftohtë, nënstacioni i Radhimës dhe Orikumit.
Gjatë këtij intervali kohe disa lagje të qytetit të Vlorës dhe zona e Ujit të Ftohtë deri në Radhimë e Orikum mbetën pa energji elektrike për rreth 30 minuta.
Konkretisht: Lagjia “Pavarësia”, “Uji i Ftohtë”, “10 Korriku”, 2 stacione pompimi, “15 Tetori”, zona pranë Spitalit të Vjetër, Spitali Rajonal Vlorë, lagjet “Hajro Cakërri”, “Topana”, “Partizani”, “Karabashe”, “Isa Boletini”, “29 Nëntori”, Prefektura, Kinoteatri, Gjykata e Rrethit Vlorë, qendra Studentore, Ambulanca Qendrore, Prokuroria, Kanina, Radhimë, Orikum, Tragjas, Fushë-Dukat, fshat Dukat, Llogara, Shën Thanas, Jonufër, Baza Pashaliman. /atsh