Një efektiv policie është plagosur ditën e sotme, pasi është rrëzuar në një pjerrësi 200 m. Mësohet se ai po monitorone për kultivim të hashashi në malet e Vranishtit në Vlorë.
Sapo është dhënë informacioni, drejt vendngjarjes është nisur një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë, për ta transportuar drejt Tiranës.
Por për shkak të terrenit, ulja e helikopterit ka qenë e vështirë.
Prej 30 minutash ekipi mjekësor ka ecur në këmbë drejt vendngjarjes duke i ardhur në ndihmë policit të palgosur, i cili është transportuar më pas me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë./lexo.al
https://www.facebook.com/Lexo.alFaqjaZyrtare/videos/859172994273292/?t=0