Disa persona janë përfshirë në një përleshje me mjete të forta para ambienteve të gjykatës së Apelit të Vlorës.
Nga informacionet e para raportohet për 1 person të plagosur.
Ende janë të paqarta shkaqet e përplasjes fizike para gjykatës së Apelit dhe personat e përfshirë.
Policia e Vlorës mësohet se ka shoqëruar të paktën një person, ndërsa disa janë larguar për ti shpëtuar arrestimit.
Njoftimi i Policisë
Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 26.07.2018, rreth orës 09:32, përpara ambjenteve te Gjykatës së Apelit Vlorë janë konfliktuar fizikisht disa persona, ku ka mbetur i dëmtuar shtetasi Z.H., rreth 53 vjeç, banues në Peqin, Elbasan.
Në ambjentet e Komisariatit të Policisë Vlorë janë shoqëruar autorët e dyshuar shtetasit V.D., N.D., K.S..
Grupi hetimor po punon lidhur me zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.