Loading...

Vlorë/Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për vrasje, i dënuar me 18 vite burg

Strukturat Policore të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet Policore të Komisariatit Vlorë në vijim të punës për kapjen, ndalimin dhe vënien para drejtësisë autorët e veprave penale, kryesisht shtetasit e shpallur në kërkim për krime të rënda.

Kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit: Maksim Hodaj, 46 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë. Këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 18 vite burgim për veprën penale të vrasjes, të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Shtetasi do të kryej pjesën e mbetur të dënimit prej 9 vite, 2 muaj e 26 ditë burg. Ngjarje e ndodhur më datë 04.06.2009, në fshatin Armen ku ky shtetas ka vrarë bashkëshorten e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprimet e mëtejshme.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com