Loading...

Vlorë/Arrestohen 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Ardian.Xh., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Do të procedohen në gjendje të lirë shtetasit K.H., 30 vjeç, N.H., 28 vjeç, dhe B.Xh., 27 vjeç, të 3 banues në Vlorë.

Këta shtetas në lagjen ”24 Maji”, janë konfliktuar dhe goditur me sende të forta, me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Irzet.M., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen ”Pavarësia 2”, duke drejtuar mjetin tip Smart ka aksidentuar në gjendje të rëndë shtetasin D.Sh., 8 vjeç.

Kliton.Q., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi në Dhërmi duke drejtuar mjetin tip Fiat Punto, nën efektin e pijeve alkoolike, në gjendje të dehur, ka goditur një tjetër mjet.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com