Opinion dhe Bashkebisedim
Po vjen gushti dhe bashke me te dhe emigrantet kthehen me pushime ne vendin e tyre.
Nje tradite qe ka filluar prej vitesh eshte dhe festa e “Takim Brezash” qe zhvillohet ne fshatrat tona. Kjo feste sherben qe te gjithe ata bije te larguar dhe vendas te takohen me njeri tjetrin dhe te shmallen, te mblidhen dhe nje here si dikur dhe te popullojne fshatin e tyre qofte dhe per pak momente dhe ato momente te jene vellazerore, te bukura , me mall e nostalgji, me kenge e argetim.
Kohet e fundit dhe ndoshta nga papunesia e ikja e te rinjve, ndoshta edhe nga rutina e perhereshme e nje feste (me po te njejtat fantazi) ka rene pjesmarrja ne keto festa.
1) A eshte e vertete kjo dukuri dhe ç’mund te shtoni ?
2)Ç’fare mendoni se mund te shtohet qe te kete me teper gjalleri. psh. lojera popullore, apo ngritjen e nje kendi me prodhime vendase, qe te tregojne kulturen gastronomike dhe ate popullore etj ?
Na jepni sygjerime me ide qe mund te behen me mundesite qe kemi dhe mos harroni: festen e bejne te gjithe ata qe behen pjesmarres te gjithe ata qe kane ide dhe e deshirojne me gjithe shpirt, duhet te kerkojme dhe te japim nga vetvetja e jo gjithmone nga te tjere, me e mira eshte bashkimi dhe organizimi i te gjitheve.
Brataj Vlore