Në një faull për francezët pranë përfundimit të takimit, mbrojtësi i Uruguait gjendej në murin mbrojtës përpara portierit Muslera, por kamerat e pikasën teksa ai kishte filluar të qante.
Shënonte minuta e 88-të, dhe mbrojtësi i cili bashkë me kombëtaren po humbiste me shifrat 0-2, pa se nuk mund të bënte dot asgjë më shumë për kombin e tij, që e mbyllte aty rrugëtimin në Rusi.
Joze Maria Gimenez, ishte protagonist në minutat e fundit të ndeshjes mes Uruguait dhe Francës, edhe pse jo për ndonjë gol apo rast tjetër që ndikoi në rezultatin e ndeshjes.