Knut Fleckenstein viziton ditën e sotme Tiranën menjëherë pasi Shqipëria mori vendimin për hapjen e negociatave qershorin e ardhshëm. Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian do të takohet me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, ambasadoren e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Tema e diskutimit pritet të jenë konkluzionet e Këshillit të Europës mbi atë se çfarë pritet nga Shqipëria gjatë këtij viti intensive pune.
Eurodeputeti gjerman është bërë menjëherë pjesë e axhendës që do të duhet të përmbush Shqipëria pas këtij qendrimi.
Një gjë të tillë e paralajmëroi edhe Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me kabientin qeveritar ku tha se në fillim të muajit korrik Shqipërinë pritet ta vizitojë delegacioni i BE-së.