Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Gjegjan të Elbasanit. Burrë e grua; Shyqo Lici dhe Sabrije Lici janë asfiksuar brenda banesës së tyre si pasojë e zjarrit të shkaktuar nga bombola e gazit. Policia dyshon se kryefamilajri i ka vënë flakën banesës.
Por nga pamjet e siguruara nga ‘’Balkan Web’’ shihet bombola, ndërsa përreth pluhuri i zi që ka mbuluar banesën. Në hyrje të shkallëve shihen një palë këpucë burrash, ndërsa më pas zjarri ka djegur kolltuqe dhe orendi të tjera shtëpiake.
Trupat e pajetë të çiftit të të moshuarve që jetonin vetëm ndodhen në morgun e Elbasanit. Akti ekstrem dyshohet të jetë marrë nga burri për shksak të sëmundjes së rëndë të gruas dhe neglizhencës së tre fëmijëve emigrantë të çiftit që nuk iu telefonin prej kohësh.
Sipas ‘’Balkan Web’’ bombola e gazit është gjetur e çmontuar qëllimisht në katin e parë dhe një tjetër në katin e dytë të banesës ku jetonin burrë e grua. Aktualisht në banesë ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1760335397348743/?t=0