Tit Vasili si Vasil Shanto, Likja si Ali Kelmendi
Megjithëse kanë kaluar 80 vite, qysh nga krijimi i grupeve rinore komuniste në vitet 1936-‘38, çuditërisht ka ngjashmëri pothuajse të plotë për nga sjelljet, mendësitë dhe qëllimi, mes personazheve që po krahasojmë sot.
Në ato vite, në skenën politike shqiptare, krahas figurave që drejtonin lëvizjen komuniste në legalitet e ilegalitet si në vitet 1990-1991 Saliu e Sabriu, u shfaqën edhe disa vajza të reja studente, tëpër aktive, të ofruara prej udhëheqësve, mes tyre Nexhmije Hoxha, Vito Kapo e Fiqirete Shehu, të cilat në “zjarrin e luftës” u lidhën me udhëheqësit Enver, Mehmet e Hysni, siç ndodhi edhe me Liken e Monën, në “zjarrin” luftës për demokraci!
Të rejat komuniste të luftës për çlirim Nexhmija, Fiqireti e Vitoja, bënin aksione të shumta si shpërndarje traktesh, prishje të orëve të mësimit në shkolla, mbledhje fondesh për luftën, denigrim profesorësh, përgjime “spiunësh”, ndihmonin njësitet guerile në atentate, prerje telash e bllokim rrugësh, digjnin goma e zyra, antarësonin të rinj në lëvizjen komuniste.
Të rejat LSI-iste të luftës për integrim Kërpaçi, Mehmetaj e Gjosha pothuajse po bëjnë të njëjtat gjëra, si të rejat komuniste të 80 viteve më parë, po shpërndajnë fletushka me thrrje për të votuar LSI, për bojkot të mësimit e parlamentit, gjuajnë me miell e vezë në parlament, bllokojnë rrugë e djegin goma.
“Luftëtaret e lirisë” Nexhmija, Fiqireti e Vitoja deklaronin se luftonin për të çliruar Shqipërinë nga pushtuesit, për të shporrur nga pushteti, për të sekuestruar e çuar para “gjyqit të popullit” bejlerët, agallarët, çilfligarët dhe tradhëtarët e pasi të merrnin pushtetin, do të sillnin lumturi e barazi për të gjithë..
Edhe “luftëtaret” e LSI të këtyre viteve Kërpaçi, Mehmetaj e Gjosha, deklarojnë se po luftojnë për të çliruar dhe shpëtuar Shqipërinë nga pengmarrësit e krimit, të cilët do sekuestrohen e çohen para drejtësisë, me qëllim që partia (LSI) ta ketë rrugën të hapur për të integruar vendin në BE, për të zhdukur varfërinë, për barazi e drejtësi për popullin!
Në ato vite, Nexhmija, Fiqireti e Vitoja, për çdo veprim kundër armikut, i merrnin direktivat dhe instruktuoheshin nga Enveri, Mehmeti e Hysniu, sipas udhëzimeve që jepte Ali Kelmendi nga selia e “Kominternit” dhe pas çdo aksioni, ato raportonin tek këta, merrnin detyra e udhëzime të reja, por shpesh konsulotheshin edhe me Vasil Shanton.
Në këto vite, Kërpaçi, Mehmetaj e Gjosha, për çdo veprim kundër mazhorancës, i marrin direktivat dhe instruktuohen nga udhëheqja e LSI, ku Tit Vasili luan rolin e Vasil Shantos, Likja luan rolin e Ali Kelmendit me udhëzime nga selia e Presidencës, ndërsa Mona është në rolin e “komandantes”, si… Zonja Çurre” në vitin 1942…/Pamfleti