Në Hënë kanë ecur pak njerëz nga Toka, por në planetet tjera të sistemit diellor kjo nuk ka ndodhur kurrë. Këtë mund ta bëjë e para një vajzë amerikane, transmeton Gazeta Metro.
Alyssa Carson ka ëndërruar dhe po punon që të jetë femra e parë që do të zbresë në Mars si astronaute. Sot 17 vjeçe, ajo sapo ka filluar trajnimin për këtë profesion qiejsh e galaktikash. Plani është që më 2033, kur Alyssa duhet të jetë 32 vjeçe, të vërë këmbën në Planetin e Kuq.
Aty ajo do të qëndrojë atje për eksperimente shkencore dy deri në tre vite, në tentim për të gjetur shenja jete. Thuhet se ajo është magjepsur me universin që në moshën 3 vjeçare.
Tashmë NASA është duke punuar intensivisht me vajzën në mënyrë që të përgatiten për misionet e ardhshme.