Ka ndërruar jetë vajza 7 vjeçare nga Kosova, e cila u dërgua me urgjencë për kurim në një prej spitaleve të Turqisë.
Delfina Shala vuante nga një sëmundje në boshtin kurrizor. Kanë qenë vetë familjarët ata që kanë lajmëruar vdekjen të të voglës.
Shala mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e së mërkurës.
Prindërit kanë dyshime të forta në lidhje me trajtimin që vetë stafi mjekësor në Turqi kanë bërë ndaj të bijës. Ata kërkojnë që të kryhet autopsia për të zbuluar shkakun e vdekjes.
Të shumtë kanë qenë qytetarët që kontribuuan për mbledhjen e shumës prej 60 mijë eurosh, e cila duhej për trajtimin e sëmundjes së Delfina Shalës.