Loading...

Unë jam popull që paguaj

Unë jam popull që paguaj,
Shkruan Arben Duka

Unë jam popull që paguaj,
dhe mbaj këtë shtet,
që në vendin ku kam lindur,
të jetoj i qetë!

Unë paguaj këtë shtet,
se s’dua të vidhem,
dhe një herë në katër vjet,
të zgjedh e të zgjidhem!

Paguaj me lekë në dorë,
çdo ditë-pa ndërprerë,
prokurorë dhe gjykatës,
policë-oficerë!

Nga i fundit tek i pari,
dhe dhelpër-dhe ketër,
jo se jam një zog gomari,
po s’ka zgjidhje tjetër!

Sakrificën që bëj unë,
të gjithë s’e kuptojnë,
paguaj të më shërbejnë,
jo të më sundojnë!

Paguaj dhe opozitën,
që të na kafshojë,
edhe Podestën e leshit,
Bashën të lobojë!

Paguaj Albana Vokshin,
dhe gjithë qenërinë,
që të shkojnë në Bruksel,
të shajnë Shqipërinë!

Paguaj dhjetra aktorë,
dhe i mbaj me hatër,
i paguaj për ham-hume,
dhe jo për teatër!

Paguaj Sali Berishën,
me roje dhe zyrë,
dhe pse është mbi këtë tokë,
kafsha më e ndyrë!

Edhe Gridën e Ervinin,
paguaj debili,
që të venë në Parlament,
të bëjnë gili-vili!

Paguaj burrat dhe gratë,
që bredhin në Botë,
me aviona-me hotele,
dhe me kazinotë!

Me mësues e doktorë,
listën dot s’e shkruaj,
të gjithë me para në dorë,
unë i paguaj!

Të gjitha institucionet,
s’bëjnë dot pa mua,
unë jam popull që paguaj,
dhe ata që s’dua!

Unë jam popull që paguaj,
gjithë shpezat e ditës,
përmbytjet dhe shkatërrimet,
të motit dhe opozitës!

Unë jam popull që paguaj,
vendin ditë për ditë,
unë i laj të gjitha borxhet,
borxhet dhe kreditë!

Paguaj Bankën e vjedhur,
dhe këtu lashë namin,
vjedhjen po-por dhe shpërblimin,
e kapso Fullanit!

Kasafortës së buxhetit,
ja mban çelësin qeveria,
i quajnë paratë e shtetit,
po janë paratë e mija!

Po janë paratë e mia,
që i jap me plot dëshirë,
nëse ato qeveria,
do t’i qeverisi mirë!

Qeveria “vigjëlon”,
natë e ditë mbi kasafortën,
po korrupsioni fillon,
kur e ha për vete tortën!

Qeveria është rojtari,
është gardiani qeveria,
po shpesh bëhet vetë kusari,
kur i vjedh paratë e mia!

Vjedhja e këtij buxheti,
ka qenë një zanat i hershëm,
ndaj në punët që ka shteti,
duhen njerëzit më të ndershëm!

Ndaj shteti teorikisht,
quhet administrator,
po fuqinë e vërtetë,
e ka populli në dorë!

Themi-shteti vodhi shtetin,
kur në xhepa pare mbledh,
po kjo nuk ësht’ e vërtetë,
se shteti popullin vjedh!

Unë jam popull që paguaj,
në të mirë e në furtunë,
dhe për ironi të fatit,
pushtetin nuk e kam unë!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com