Pushuesit në Dhërmi u tronditën nga kërcitja e armëve në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Në fillim u raportua për viktima dhe të plagosur, por nga informacionet paraprake nga policia u tha se nuk bëhet fjalë për ngjarje të rëndë kriminale. Sipas bluve një person ka qëlluar me armë në ajër dhe më pas është shoqëruar në polici.
Sakaq, siç shihet nga pamjet që sjell newsbomb.al pushuesit janë shokuar nga ajo që ka ndodhur në lokalin më të frekuentuar në Dhërmi ‘Havana.’
Tavolina dhe karrige të rrëzuara dhe njerëzit që kanë dalë jashtë të tmerruar, kjo është situata pas ngjarjes në Dhërmi.
Për më tepër ndiqni pamjet e mëposhtme!