Loading...

U tha se ishte tapë i pirë në samitin e Natos, deklaron Juncker: Ah sikur të ishte ashtu, e vërteta është se…

Kanë bërë xhiron e rrjetit pamjet ku shfaqet presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker duke u kalamendur, me gjasë i dehur. E gjitha kjo para darkës gala të udhëheqësve të NATO-s në Bruksel.

Juncker gati u mbajt për krahësh nga udhëheqësit e Finlandës dhe Ukrainës, pasi nuk mund të hidhte dot hapat për të ecur normal. Por nga ai vetë apo kabineti i tij nuk ka reagim për këtë paraqitje aspak dinjitoze në publik të një zyrtari të lartë të Brukselit.

Por përflitet se Juncker ka folur ato çaste, duke u ankuar se vuante nga një problem që nganjëherë ndikonte në lëvizjen e tij.

Ai ka thënë:

Kam vështirësi në këmbë, nuk jam i dehur, kam dhimbje të nervit shiatik, do të doja të isha i dehur.”

Fjalët e tij kanë ardhur në një rast kur ka shfaqur sjellje të ngjashme, ku fjalia e fundit i është komentuar e thënë nga halli prej dhimbjeve të mëdha.

Kryeministri portugez Antonio Costa tha se Juncker u ankua për dhimbjen e shpinës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com