Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi SHBA-në se sanksionet nuk e detyrojnë Ankaranë të ”sprapset”, pas kërcënimeve të presidentit Donald Trump për lirimin e një pastori amerikan.
”Nuk mund t’a detyroni Turqinë të sprapset me sanksione”, u shpreh Erdogan, cituar sot nga e përjavshmja ”Hurriyet” në komentat e para të drejtpërdrejta prej kërcënimeve të së enjtes të presidentit Trump.
Presidenti turk, vendi i së cilit është anëtar i NATO-s theksoi se SHBA-ja nuk duhet të harrojë se mund të humbë një partner të fortë dhe të sinqertë si Turqia nëse nuk ndryshon qëndrim.
Më tej ai shtoi se ndryshimi i qëndrimit është problemi i Trump, jo i tij, duke bërë një paralelizëm mes kërcënimeve amerikane dhe një ”lufte psikologjike”./atsh