Presidenti Recep Tayyip Erdogan prezanton kabinetin e ri presidencial.
Në kabinetin presidencial Abdulhamit Gul emërohet ministër i drejtësisë.
Murat Kurum emërohet Ministër i Mjedisit dhe Urbanizmit në kabinetin e ri presidencial në Turqi, ndërsa Mevlut Çavusoglu ministër i Jashtëm.
Në kabinetin e ri, ministër i Arsimit emërohet Ziya Selçuk, ministër i Mbrojtjes Hulusi Akar, ndërsa ministër i Shëndetësisë Fahrettin Koca.
Berat Albayrak që kishte postin e ministrisë së Energjisë kaloi në ministrinë e Financave, ndërsa Fuat Oktay është vendosur në postin e zëvendëspresidentit. /atsh