Loading...

“Trimi ekraneve”, nuk guxoi të kalonte nga “Kulla e Babës”

“Trimi ekraneve”, frikë kanunore nga krimet që ka bërë
Për 3 ditë, Sali Berisha la Tiranën dhe shkoi për relaks maleve nëpër bjeshkët e Dukagjinit, duke shëtitur çdo fshat të asaj zone, ku siç u shpreh me nostalgji, u çmall me trojet e të parëve të tij, shoqëruar nga bashkëshortja, vajza, mbesat, nipërit dhe dhëndri.

Vajza, mbesat dhe nipërit i kërkuan gjysh Saliut, t’u tregonte fshatin dhe shtëpinë ku kishte lindur e ishte rritur deri në moshën 14 vjeç, kur partia e çoi me studime në Tiranë, mbasi kishin dëgjuar prej tij, se kulla e tij në Viçidol, gjatë gjenocidit serb të Milosheviçit në Kosovë, ishte kthyer në “strehë dhe zyrë pune” e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK dhe për këtë shkak, ajo ishte bombarduar 13 herë nga tanket, topat dhe avionët serbë, pandaj dhe Zeni e rikonstruktoi pasi mori “bonusin” nga CEZ-DIA..

Saliu, i vënë në siklet nga kjo kërkesë fëminore, iu shmag duke u justifikuar, se nuk mund t’i çonte dot në Viçidol për të parë “kullën e babës”, sepse do tronditej psikologjikisht e kardio-logjikisht, nga “malli i pashuar që e ka marrë”, pasi ka prej 50 vitesh, qysh prej vitit 1968, kur u fut kollovar në Tiranë, në familjen e Liri Rexhep-Milica Ramoviçit, ish-kolonelë të Regjimentit Special të Ndjekjes në Ushtrinë Serbe!

Qysh atëherë në moshën 24 vjeçare, Saliu ka “hedhur gurin prapa”, për të mos ia parë më as pragun “kullës së babës” dhe Viçidolit, ku u lind e u rrit dhe deri sot që është 74-vjeçar!

Në ditët e qëndrimit në bjeshkë, Saliu shkeli shumë zona e fshatra, por as në vajtje e as në kthim nuk kaloi nga “Kulla e Babës”, paçka se kishte vendosur të shkonte “tinëz”, por për shkak të informacionit të publikuar vetë, ishte njoftuar se “disa vëllezër” tropojanë , kishin planifikuar ta “prisnin për kafe ” dhe kjo e detyroi, që të ndryshonte jo vetëm planin e vizitës turistiko-nostalgjike, por dhe rrugët e lëvizjes.

Kjo ishte arsyeja, që “trimi” i ekraneve televizive Sali Berisha, nuk guxoi të shkelte as në shtëpinë ku është lindur, i detyruar nga frika kanunore e përballjes, me pasojat e krimeve që ka bërë me përçarjet, hasmëritë, nxitjet, kurthet e pabesitë në prita dhe skenarët e vrasjeve të shumta në Tropojë, me bilanc afro 200 viktima në atë zonë!/Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com