Loading...

Tjetër gjyqtar drejt shkarkimit, KPK: Nuk justifikon pasurinë

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Medi Bici mori pjesë të hënën në seancën dëgjimore në kuadër të procesit të Vetting-ut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë seancës parashtroi gjetjet e tij për gjyqtarin Bici. Sa i takon pasurisë, ILDKPKI ka konstatuar se gjyqtari Medi Bici nuk ka bërë deklarim të saktë sa i takon pasurisë, duke bërë që KPK të konstatoi se, “gjyqtari Medi Bici nuk ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë”.

Gjyqtari rezulton se ka një shtëpi banimi në Tiranë, vile 4-katshe vendosur në truall 430m2. Vlera për këtë pronë e deklaruar 6 milionë lekë të cilat është shprehur se e ka siguruar me ndihmën e vëllezërve dhe nga kursimet. Subjekti ka deklaruar se i vëllai e ka ndihmuar në shkollimin e fëmijëve në total 10 mijë euro, për këto ka paraqitur një deklaratë por nuk ka paraqitur dokumentacionin për burimin të ligjshëm të parave nga ana e vëllait.

Sa i takon pastërtisë së figurës konstatohet se gjyqtari ka përshtatshmëri për vijimin e detyrës. Nga ana e KLD-së është vlerësuar se gjyqtari ka aftësi me zbatimin e ligjit.

Vetë Medi Bici tha se mbrojtjen e kishte pasqyruar në një dokument dy faqesh dhe se dosjen e kishte plotësuar me 11 dokumente të reja. “Jam gjyqtari më i vjetër dhe në 1997 jam shpallur gjyqtari i vitit”, tha ndër të tjera Bici. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com