Loading...

Thojini lamtumirë qeseve plastike, nga sot nisin gjobat! Kush i nxjerr në qarkullim do përballen me këtë gjë

Një korriku shënon fundin e përdorimit të qeseve plastike në kryeqytet. Me ligj, çdo subjekt që i prodhon dhe nxjerr ato në qarkullim, gjobitet me 1-1.5 milionë lekë. Por, kjo nuk do të thotë që shqiptarët do t’iu rikthehen trastave.

Drejtoresha e Mjedisit, Klodi Marika, thotë se në këtë fazë nuk është synimi te penalizimet, se sa te ndërgjegjësimi.

“Nuk është se do të dalim si një task-forcë, që të marrim direkt masat apo të vendosim gjoba. Megjithatë, masat duhet të jenë shtrënguese për vetë faktin që natyra ka filluar të reagojë keq ndaj gjithë këtij mbiprodhimi të qeseve kundrejt mjedisit”.

MASAT

Prodhuesit, importuesit dhe tregtarët duhet të ruajnë informacionin për qeset plastike për jo më pak se 36 muaj, me qëllim identifikimin e tyre, në të kundërt do të penalizohen.

Ndërkohë që fushata ndërgjegjësuese ka dy muaj që ka nisur, Këshilli i Ministrave i ka dhënë dy muaj kohë biznesit të rinovojë teknologjinë, ndërsa janë bërë jo pak takime informuese me grupet e interesit, prodhues e importues të qeseve, duke i paralajmëruar se do të ketë penalizime në rast se nuk i binden vendimit.

Sipas Këshillit, çdo qese duhet të jetë e gjurmueshme. Duhet të ketë të gdhendur firmën e prodhimit dhe të ketë material të degradueshëm në masën mbi 56 %. Por parashikohen edhe përjashtime, siç janë qeset për përdorim higjieno-sanitar dhe ato që përdoren në spitale. Qeset plastike janë bërë armiku numër një i mjedisit në mbarë botën.

Iniciativa që ka ndërmarrë Shqipëria është në koherencë me nismat globale për të ndaluar përdorimin e produkteve plastike. Sipas të dhënave, në vendin tonë përdoren mbi 1 milion qese në ditë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com