Lëkundjet e fuqishme të tërmetit të cilat tronditën Shqipërinë sollën edhe dëme materiale, ku në një prej sallave të Kryesisë së Kuvendit ku zhvillohen edhe mbledhjet e Komisioneve Parlamentare muri pësoi çarje.
Por në një reagim për mediat ka reaguar edhe Kuvendi ku nga lëkundja nuk ka patur asnjë dëmtim dhe se puna vijon normalisht.
Reagimi për mediat i Kuvendit të Shqipërisë
Reagim i Kuvendit të Shqipërisë, lidhur me lajmet e pasqyruara në mediat, ku thuhet se: “Si pasojë e tronditjes së fortë, janë shkaktuar dëme të mëdha në ambientet e Kryesisë së Kuvendit”.
Ju bëjmë me dije se, pas verifikimeve të kryera në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe të sallës së seancës plenare, ju informojmë se nuk ka pasur asnjë dëmtim nga lëkundjet e tërmetit.
Puna në Komisionet Parlamentare vijon sipas agjendës së rendit të ditës
Faleminderit.