Loading...

Tatimet vijojnë kontrollet në zonat turistike

Hetimi Tatimor po vijon me kontrollet dhe verifikimin e subjekteve, që ushtrojnë veprimtari ekonomike në sektorin e turizmit, në të gjithë vendin.

Më konkretisht, strukturat e specializuara të Drejtorisë së Hetimit Tatimor, rajoni verior po i përqendrojnë veprimet e tyre në zonat turistike të qarkut Shkodër e Lezhë, nga Velipoja në Tale e Patok, si dhe në zonat malore të Valbonës, Razmës, Thethit, etj..

Që nga data 22 qershor e në vazhdim, nga kjo drejtori, u verifikuan në total 397 subjekte, nga të cilat, për 186 subjekte u morën masa, me një vlerë prej rreth 6.9 milionë lekësh.

Më konkretisht,për mos lëshim kuponi janë konstatuar 34 shkelje, për punonjës të padeklaruar janë konstatuar 28 shkelje, për mbajtjen e mallit pa faturë tatimore (rivlerësim dhe ndryshim përgjegjësie) janë konstatuar 25 shkelje, për mos mbajtje të paisjes fiskale në gjendje pune janë penalizuar 14 subjekte, për shitje pa faturë janë penalizuar 12 subjekte, ndërsa 19 subjekte kanë rezultuar të paregjistruara në organet tatimore.

Gjithashtu, edhe nga Drejtoria e Hetimit Tatimor, rajoni jugor po ushtrohen kontrolle të vazhdueshme.

Referuar të dhënave, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në datë 13 korrik, u morën masa me bllokim aktiviteti për 7 subjekte që rezultuan të paregjistruar në organet tatimore.

Bllokimi do të hiqet pas regjistrimit si tatimpagues i i TVSH-së.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, ka në fokus të punës së saj zbatimin e masave për të reduktuar evazionin fiskal, si dhe për të rritur të ardhurat.atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com