Strukturat e Hetimit Tatimor janë duke vijuar kontrolle verifikim në zonat turistike në vend, me qëllim zbatimin korrekt të legjislacionit fiskal. Gjatë kontrolleve, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, janë konstatuar tatimpagues që ushtrojnë aktivitet të paregjistruar apo që nuk lëshojnë kupon tatimor për çdo shitje.
Nga kontrollet e ushtruara nga Hetimi Tatimor Rajoni Qendror janë konstatuar rastet, për të cilat u morën masat si më poshtë vijojnë:
Për subjektin bar kafe “ Favol” me vendndodhje Tiranë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.
Për subjektin “Adriatik 2”, me vendndodhje Golem, Durrës, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.
Për subjektin hotel “Kamomil” me vendndodhje Golem, Durrës, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.
Ndërsa referuar kontrolleve të ushtruara nga Hetimi Tatimor Rajoni Jugor, u morën masat si më poshtë vijojnë:
Për subjektin Dorjan Maze, me vendndodhje Borsh, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.
Për subjektin Aleksandër Duka, me vendndodhje Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.
Për subjektin Floreta Dura, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.
Për subjektin Florika Feruli, me vendndodhje Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.
Për subjektin Spiro Llajo, me vendndodhje në Sarandë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.
Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT iu ka tërhequr vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, me qëllim që të sigurohet një ecuri sa më pozitive e sezonit veror për të gjithë turistët, por dhe të garantohet konkurrenca e ndershme.