Loading...

Sulmoi policinë, kush është 38-vjeçari nga Vlora që terrorizoi Rradhimën

Personi që shihni në foto është 38-vjeçari nga Vlora, Gaqo Gjini person i shpallur në kërkim, i cili pasditen e sotme ka sulmuar policinë me mjete prerëse.

Gaqo Gjini, u arrestua pasditen e sotme në Radhimë pasi u konfliktua me policinë dhe për pasojë mbeti i plagosur në këmbë.

Sipas policisë efektivi në kushtet e vetëmbrojtjes e ka neutralizuar duke e goditur me armë një herë në këmbë.

Shtetasi Gaqo Gjini është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që vjehrri i Gaqo Gjinit ka rrëfyer momentet e plagosjes së dhëndrrit të tij në prani të fëmijëve. Ai ka zbuluar se Gaqo Gjini ndodhej në shtëpi me gruan dhe fëmijët, të cilët janë terrorizuar pas shkëmbimit të zjarrit.

“Në shtëpi Gaqo Gjini ka qenë me gruan dhe fëmijet. Janë terrorizuar. I kanë qëlluar në prani të fëmijëve. Gaqua nuk ka qenë i fshehur. Ai nuk ka plagosur asnjë person dhe nuk ka grabitur asnjë bankë. Ai ka qenë në shtëpi si çdo ditë”, ka thënë ai për Faxnews.

38 vjeçari Gazo Gjini ishte shpallur në kërkim nga policia për një sërë veprash penale, ”Plagosje e rëndë me dashje”, ”Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe ”Armëmbajtje pa leje”.

Mësohet se ai në gusht të 2016-ës kishte bërë një grabitje banke me dhunë , ndërsa dy muaj më parë ishte bashkëautor i një plagosjeje në Vlorë.

Njoftimi i plotë

Sot në Radhimë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë, të mbështetura nga forcat speciale RENEA, në zbatim të një plani masash për kapjen e një personi në kërkim, ishin duke kryer operacion në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim G.Gj., 38 vjeç.

I kërkuari ka rezistuar duke tentuar të godasë me mjete prerëse një prej punonjësve të Policisë.

Efektivi në kushtet e vetëmbrojtjes e ka neutralizuar duke e goditur me armë një herë në këmbë.

Shtetasi G.Gj. është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

38 vjeçari ishte shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, ”Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe ”Armëmbajtje pa leje”.

Vijon puna nën mbikqyrjen e Prokurorisë Vlorë dhe SHÇBA-së, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shtetit në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, po ushtron kontrolle të shumta në të gjitha zonat me risk për evidentimin dhe kapjen e personave me precedentë që janë aktualisht në territorin e vendit apo që mund të vijnë gjatë verës nga rradhët e emigrantëve.

Këto kontrolle janë shtrirë dhe po vijojnë me forca e shërbime shtesë të policisë kriminale dhe agjentë civilë, për të garantuar një ambjet të qetë dhe të sigurt në qytetet si Durrësi, Fieri, Vlora, Lezha e Shkodra.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com