Loading...

SUEDI – Një ajsberg kërcënon brigjet e Groenlandës

Një ajsberg, 100 metra i lartë, kërcënon brigjet e Groenlandës duke detyruar autoritetet lokale të evakuojnë personat në afërsi të brigjeve.

Policia e Groenlandës u kërkoi banorëve të ishullit të Innarsuit, shtëpitë e të cilëve ndodhen pranë bregut, të largohen për shkak të frikës së përmbytjes nëse blloku i akullit shkëputet.

“Ne i trembemi një shkëputjeje të ajsbergut që mund të shkaktojë përmbytje të zonës”, deklaroi Lina Davidsen, shefe e sigurisë në policinë e Groenlandës.

“Fshati, që ndodhet në veriperëndim të Groenlandës numëron 169 banorë, por vetëm ata që ndodhen në afërsi të ajsbergut janë evakuar”, sipas të njëjtit burim.

Zbulimi i këtij blloku të madh akulli ndodhi disa javë më parë pas publikimit në një video, nga shkencëtarët e Universitetit të Nju Jorkut, të një ajsbergu që po shkëputej nga një akullnajë në lindje të Groenlandës./atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com