Negociata nuk u hapën, por Franca nuk ia arriti dot të bllokonte procesin për likuidimin e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri. Dokumenti politik i Komisionit Europian i ka dhënë prioritet antikorrupsionit në Shqipëri, sepse gjermanët kërkuan implementimin e Reformës në Drejtësi dhe Komisioni Europian e mori vetë drejtim e këtij implementimi.
Shqiptarët vetë nuk e eliminojnë dot korrupsionin e klasës politikë, se ai sot është i bashkuar dhe mbështetet nga kundërshtarët historikë të çështjes shqiptare. Pas dokumentit të Komisionit Evropian, Beogradi, në bashkëpunim me korrupsionin e lartë në Tiranë, duket se janë në panik.
Vendimi i Komisionit Europian për Shqipërinë është vendimi me i hapur që ky Komisioni po ndërmerr kundër korrupsionit shqiptar. Edhe pse nuk i hapën negociatat, Komisioni vendosi që procedurat e kontrollit kundër korrupsionit dhe krimit shtetëror të jenë njëlloj sikur ato të ishin hapur. Në fakt, dhe vetë shqiptarët këtë po prisnin. Kurse lidert e korrupsionit shqiptar, pikërisht këtë deshën të ndalonin.
Gjithçka që u vendos është kjo : duhet të shpejtojë vetingu i gjyqtarëve; duhen strukturuar sa më shpejt SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit; duhen akuzuar dhe gjykuar të gjithë të korruptuarit. Konteksti është ky: doni të hyni në Bashkimin Europian? Atëherë duhet të burgosni hajdutët që ju kanë qeverisur, duke strukturuar sa më shpejt organet e reja të drejtësisë, sipas kushtetutës së re të Shqipërisë.
Prandaj, le të bëjnë sikur grinden me njëri-tjetrin të akuzuarit e ardhshëm, shqetësimi i tyre tronditës është pikërisht ky.
l.
Nën këtë optikë të parjes së gjërave, çështjet kryesore që duhen trajtuar për këtë rast janë këto: Pse janë kaq të irrituar me vendimin e Komisionit Europian edhe Basha; edhe Rama? Po Saliu, pse flet përçart?Kush ka fituar në këtë rast, korrupsioni apo Shqipëria dhe shqiptarët? Çfarë prisnin nga Franca Saliu, Rama, Beogradi dhe elita e korrupsionit shtetëror shqiptar?
Pse kthehu në minutën e fundit Franca?Nëse e shohim me vëmendje të gjithë dokumentin politik të Komisionit, cila është epiqëndra ku do të mbështetet procesi perëndimor i Shqipërisë? A ka më shpresë për mbijetesë në politikë Berisha, Meta, Rama dhe Basha? Ja, këto janë çështjet që do të trajtohen më poshte. Këto janë pyetjet. Le ti shohim.
Një shoqëri e prapambetur kundrejt qytetërimit modern, vështirësinë kryesore të ecurisë së saj drejt zhvillimit e ka në dy kolona: liderët politikë të saj janë të korruptuar; dhe, këta liderë janë të paaftë që të artikulohen politikisht. Në fakt kjo është tabloja e përgjithshme që spikat sot në e të gjithë vendet e pazhvilluara dhe që nuk i përkasin qytetërimit perëndimor.
Kjo gjithashtu është edhe gjendja aktuale e Shqipërisë, sepse po spikat qartë që liderët e korrupsinit shqiptar po gjenden në vobegtësi intelektuale, mgaqë nuk kanë fare aftësi që të artikulohen politikisht, sidomos në këto momente. Edhe Berisha edhe Rama duket sikur po xhirojnë në vend, sepse nuk kanë çfarë të thonë për ndërhyrjen që Komisioni kërkon të bëjë që në muajin korrok të këtij viti për të marrë vetë në dorë implementimin e reformës në drejtësi.
Nuk kanë më asnjë shpresë, sepse politika e Ramës ishte që të mos hapeshin negociatat dhe ky të merrte rrugën e Stambollit. Por iu dështoi në fakt politika franceze ku Berisha dhe Rama kishin mbështetur shpresën. I keni parë sesi janë vrarë në fytyrë të dy? Por ama të dy flasin në mënyrë krejt jologjike, dhe, me zë të mekur, po na thonë se kanë fituar, pa shpjeguar se çfarë në të vërtetë kanë fituar.
Po, pikërisht për këtë, si duhet t’i analizojmë këta tani?
Le ta lëmë Bashën në dhomën e tij infantile se as kupton dot gjë dhe as ka gjë në dorë. Po Sali Berisha dhe Edi Rama?Këta të dy duken të shqetësuar, se idea kryesore politike që del nga dokumenti i Komisionit Europian për Shqipërinë është kërkesa eksplicite që – e gjithë klasa e korruptuar shqiptare duhet eliminuar me proces gjyqësor.
Që – reformën në drejtësi dhe ngritjen e SPAK-ut dhe Byronë Kombëtare të Hetimit do ta drejtojnë të dërguarit e Komisionit Europian.
Që – Akuza dhe dënimi i deputetëve, ministrave dhe kryeministrave të korruptuar, është kusht i Komisionit dhe do të kontrollohet direkt nga Komisioni.
Që – vetingu i gjyqtarëve duhet të shkojë deri në fund me përforcime nga USA dhe Brukseli.
Që – krijimi i SPAK-ut dhe Byrosë kombëtare të Hetimit do të ketë ndihmën direkte të Bashkimit Europian dhe politikës amerikane.
ll.
Siç shihe, të gjitha këto janë një goditje përfundimtare për të gjithë lidershipin e korruptuar shqiptar. Atëherë? Pikërisht për këto arsye, të dyja palët vërtiten me fjalë të kota: njëra thotë “i hapa negociatat”, kurse pala tjetër thotë “të iki Rama se nuk i hapi dot negociatat me BE”
Në fakt të dy, Rama dhe Berisha, kanë qenë bashkë dhe pritën shumë nga qëndrimi francez. Por Franca dështoi minutat e fundit kur, gjermanët, pasi pranuan të mos i hapnin negociatat menjëherë, vendosën të merrnin në dorë vetë implementimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, dhe të kërkonin në mënyrë të hapur ndëshkimin e korrupsionit të lartë shtetëror.
Këtu francezët nuk mund të lëviznin dot, sepse nuk kishin më motiv. Prandaj u dorëzuan dhe nënshkruan dokumentin, i cili tani është i botuar.
Në të vërtetë kështu janë politikat e mëdha: nëse kundërshtari ta kap politikën dhe luan me kartën tënd, ti je i humbur, sepse je i detyruar që ta ndjekësh nga pas. Kështu i ndodhi edhe politikës franceze në këtë rast: orët e fundit, kur gjermanët i luajtën me kartën e tyre, domethënë që hapën dritën jeshile por e shtynë hapjen e negociatave, kërkuan dhe morën drejtimin e implementimit të reformës në drejtësi.
Franca, duke humbur në skemë, sepse nuk ishte fare e qartë se përse nuk e pranonte hapjen e negociatave për Shqipërinë, u dorëzua, por shkatërroi Ramën dhe Berishën në Tiranë: tani kryeministri shqiptar nuk bën dot më asnjë lloj lëvizje antireformë, dhe është i detyruar që me maxhorancën e tij dhe nën drejtimin e ekspertëve të Komisionit, të përfundojë implementimin e reformës në drejtesi.
Pikërisht për këtë arsye, duhet thëksuar se epiqendra e të gjithë aktivitetit të kontrollit të Komisionit Europian në Tiranë është ngritja e menjëherëshme e SPAK- ut, domethënë e Prokurorisë së Posaçme; Gjykatës së Posaçme; dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.
lll.
Atëherë sigurisht që pyetja e fundit mbetet të jetë kjo: A kanë më shpresë për mbijetesë në politikë Berisha, Meta, Rama dhe Basha?
Jo. Këtej e tutje nuk kanë më asnjë shpresë. Janë implikuar me korrupsion. Kush do t’i shpëtojë Erdogani i Ramës? Turp.Rama nuk flet fare për kushtet që i janë vënë, as për ekspertët europianë që pritet të vine, por përmend pareshtur se “ne nuk këmi kushte”, sepse nuk e lë frika që të artikulohet.
Kurse Saliu, i trembur siç është, pasi nuk la gur pa luajtur kundër Reformës amerikane në Tiranë, shkon në forumin në Cras-Montana dhe, me frikën e tij, flet me superlativa për për Amerikën. Dhe godet Bashkimin Europian, si i mërzitur, në një kohë që edhe për këtë rast nuk la gur pa luajtuar kundër hapjes së negociatave të BE-së me Shqipërinë. Dhe, pse e bën këtë? Sigurisht nga frika, dhe nga niveli i dobët i artikulimit politik.
Por amerikanët, dhe sidomos amabasadori Donald Lu, sigurisht që kanë qeshur me këtë person që tani, i trembur, e mendon poltikën amerikane sikur të jetë politika mesjetare e osmanëve, që vetë ka mbi 25 vjet që po e ndjek.
Natyrisht, kuptohet se këto janë shenjat e humbjes së tyre tërësore. Asnjë nga këta të tre nuk mund të ketë më të ardhme në poltikën shqiptare që do të lindë pasi të ketë filluar goditja penale nga organet e reja akuzatore dhe gjyqësore që pritet të fillojnë nga funksioni shumë shpejt.