Loading...

Sot finalja, ja sa do të shpërblehet fituesi i Kupës së Botës “Russia 2018”

Plot 670 milionë euro në total janë shpërndarë nga FIFA për skuadrat pjesëmarrëse në Kupën e Botës “Russia 2018”, një shifër shumë më e lartë nga ajo e katër viteve më parë.

Franca dhe Kroacia do të përballen mes tyre jo vetëm për prestigjin dhe mbi të gjitha për historinë, por edhe për milionat. Sepse diferenca mes skuadrës që do të ngrejë trofeun dhe asaj që do të dalë e dyta është 10 milionë euro.

Një buxhet që mund të ndihmojë shumë dy federatat për projektet e tyre (sidomos atë kroate). Ekipi triumfues në ditën e sotme do të rikthehet në shtëpi me 32.3 milionë euro (38 milionë dollarë), ndërsa skuadra nënkampione do të përfitojë 10 milionë euro më pak.

Nënkampionët do të përfitojnë 28 milionë euro, ose 23.8 milionë dollarë. Ndërkohë, ditën e djeshme është mësuar skuadra e tretë më e mirë e turneut, që është Belgjika.

Ekipi i Martinezit përfitoi 20 milionë euro nga triumfi kundër Anglisë. Ekipet që janë eliminuar në fazën e parë u rikthyen në shtëpi me 7 milionë euro.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com