Loading...

Sistemi i ruajtjes për herë të parë në gjithë bregdetin

Komitetet e turizmit dhe task-forcat janë në krye të monitorimit të sezonit. Kështu deklaroi në Kuvend, ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ndërsa njoftoi masat e marra për sezonin turistik.

“Ne sot jemi në mes të sezonit turistik një sezon, i cili ka filluar si rrallë herë shumë kohë më përpara, një sezon i cili është mëse premtues, një sezon i cili është i mbushur me turistë të huaj nga e gjithë bota, por përsëri kemi probleme, përsëri kemi shqetësime, përsëri kemi probleme në të cilat ne duhet të reflektojmë të gjithë së bashku”, theksoi ministri Klosi.

Ministri vuri në dukje se janë të tre parimet bazë “me të cilat ne duam të zhvillojmë turizmin dhe sigurinë e një turizmi cilësor në vitin për të cilin flasim që ka të bëjë me sigurinë nëpër plazhe, ka të bëjë me pastërtinë në plazhe dhe ka të bëjë me realizimin e mikpritjes në plazhet tona”

“Përsa i përket sigurisë, kemi punuar shumë përgjatë gjithë vitit, jashtë sezonit. Kemi bërë takime dhe kemi ngritur për herë të parë pikat e sigurisë, të cilat kanë të bëjnë, me sigurinë në plazhe, me ruajtjen e ujit dhe po ashtu me sigurinë që ka të bëjë me ministrinë e Shëndetësisë, me ruajtjen e jetës, dhe në të treja drejtimet kemi avancime të jashtëzakonshme, krahasuar me një vit më parë, kemi të përcaktuar qartë me Bashkitë, ku do të jenë vendet e mjeteve lundruese dhe falë zotit kemi një sistem i cili po monitoron, nuk kemi asnjë incident në plazhet tona përsa i përket mjeteve lundruese, kemi një reduktim shumë të madh”, theksoi ministri. /atsh

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com