Një burrë tjeter u arrestua pasi një shtetas shqiptar u gjet i therur per vdekje me thike jashtë stacionit te metrose të Turnpike Lane në veri të Londrës.
Policia u njoftua në orën 21:50 më 9 qershor dhe gjeti 35 vjeçarin Edmond Jonuzi me lëndime të shumta nga thika. Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.
Një burrë 20-vjeçar po mbahet i arrestuar në dyshim për vrasje tha Policia Metropolitane.
Tre të tjerë janë akuzuar si pjesë e hetimit, shtuan burimet.
Një ekzaminim pas vdekjes percaktoi shkakun nga plagët e shumta me thikë.