Një i ri shqiptar është shpallur në kërkim në Greqi, pasi akuzohet se ka vjedhur kuaj, që më pas i ka vrarë, duke i prerë me thikë.
Sipas medias greke, janë të paktën dy episode që policia ka vërtetuar se autor i vjedhjes dhe më pas prerjes së deleve dhe kuajve është një 25-vjeçar shqiptar.
Ngjarjet kanë ndodhur në Edessa, një qytet jo shumë larg kufirit shqiptare.
Ndaj 25-vjeçarit shqiptar është lëshuar një urdhër-arresti.
Shqiptari ishte arrestuar disa javë më parë, por ishte lënë i lirë pasi kishte kërkuar falje.
Tani ai po ndiqet penalisht.