Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë ditën e sotme, ka sjellë një situatë të rënduar në zonën jugore të tij.
Vlora, është përfshirë nga erërat e forta, duke e lënë qytetin në errësirë.
Po ashtu edhe nga Fieri raportohet një situatë kaotike, ku erërat e forta dhe shirat e dendur kanë lënë pa energji elektrike banorët e qytetit.
Në lagjen ’15 tetori’, xhamat e dyqaneve janë thyer dhe pemët janë rrëzuar në rrugë.
Demet e shkaktuara deri më tani në zonat e jugut raportohet se janë në bujqësi. Në Fier, Mallakastër dhe Lushnje fermerët raportojnë dëme në të mbjella, frutikulturë dhe në sera.
Kanë mjaftuar 30 minuta shi për të shkatërruar gjithçka në fshatin Goskovë, të njësisë administrative Voskop, në Korçë. Shtëpi të shembura, pemë të rrëzuara, makina që kanë përfunduar në kanal, rrugë të mbuluara nga balta, e gjithçka kanë marrë me vete përrenjtë.
Në autostradën Tiranë-Durrës është krijuar një radhë e gjatë makinash.
Bllokimi i autostradës ka sjellë dhe vështirësi në qarkullim.
https://dailymotion.com/video/x6pw8w8
Po ashtu në veri të vendit mëngjesin e sotëm u raportua se Shkodra është paraqitur me probleme të mëdha.
Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur spitalin Rajonal të Shkodrës. Konkretisht është përmbytur reparti i imazherisë, dhe sipas raportimeve gjithë shiu futet brenda.