Reforma në drejtësi e nisur nga Shqipëria, veçanërisht vetingu, po shihet nga vendet e tjera por edhe nga vende brenda BE, si model.
Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn, theksoi sot në konferencën me kryeministrin Rama se “Këshilli ka përcaktuar itinerarin e çeljes së negociatave në qershor të vitit 2019. Sigurisht vendet anëtare të BE, kanë theksuar nevojën që Shqipëria të konsolidojë më tej përparimin e arritur më tej. Ndaj theksoj se përpjekjet të vazhdojnë për reformën në drejtësi në veçanti në mënyrë që vetingu, që do doja ta theksoja, që e ka vënë në pah se ne e mirëpresim rezultat konkrete të këtij procesi, jo vetëm për Shqipërisë. Ndërkohë edhe disa vende të tjera edhe brenda Unionit e kanë parë këtë reformë mjaft gjithëpërfshirëse dhe me efekte afatgjata dhe kërkojnë të shohin se si mund ta kopjojnë apo ta miratojnë, në një farë mënyre që u shërben nevojave të tyre”.
“Gjitha arritjet janë të rëndësishme së pari për vendin tuaj dhe qytetarët tuaj. Por po kështu nuk duhet nënvleftësuar se ky shihet edhe si një lloj modeli edhe për vendet e tjera dhe në këtë aspekt, do të isha mjaft i interesuar që të shihnim rezultate pozitive që mund të shërbejnë si shembull i mirë për të tjerët”, tha ai. /atsh