Shqipëria duket se është përfshirë sërish nga një valë tërmetesh me magnitudë të vogël, por që po shkaktojnë panik te qytetarët. Në orët e para të së enjtes janë regjistruar të paktën tre lëkundje bën të ditur IGJEUM.
Ndryshe nga një javë më parë që kishte disa lëkundje në Gjirin e Lalzit dhe Jug, këtë herë ka pasur një zhvendosje, pasi lëkundjet janë regjistruar edhe në Korçë dhe Fushë Krujë.
Lëkundjet janë regjistruar në orën 02:10:59 në Manëz 1.8 ballë, 02:37:55 në Fushë Krujë 2.3 ballë dhe 03:37:43 në Korçë 2 ballë. Lëkundje të tilla kanë qenë pa rrezik, pasi nuk është shënuar asnjë dëmtim.