Loading...

Shpërthen studiuesja: Keni sjellë tangëllikun e Bllokut në jug, mos hajde më kokëboshë…

Studiuesja dhe gazetarja, Edlira Gjoni në një shkrim për ngjarjen e ndodhur në disko “Havana” në Dhërmi shkruan se, një pjesë e mirë e Jugut të vendit kthehet në paradë për njerëzit me lekë dhe që shkojnë për t’u dukur dhe jo për të pushuar.

Edlira Gjoni

Shumë mllef për Dhërmiun e për Jugun sot. E ka bërë ashtu klientela e Havanës. Kam një jetë që pushimet i njoh si sinonim të Jugut. Nuk e ndërroj shtëpinë e plazhin. Thjesht mërzitem se prej 10 vitesh, e sillni Bllokun në Jug, e ankoheni për çmimet, sigurinë, sjelljen, kushtet, papajtueshmërinë tuaj me ç’ndodh aty. E çfarë ndodh? Ajo që sillni vetë: llum social e mendor.

Nuk e di sa vite ka Havana që është hapur. Nuk kam shkelur kurrë aty. Nuk kam çuar dëm asnjë lek! As në Drimadhes nuk shkoj, sikundër kam ndërprerë vajtjet në Jalë apo Llaman. Me trishtim, kur mendoj se në 2008-ën, në 10 ditë plazh Gushti në Llaman, ishim vetëm një grusht njerëzish, që donin mbi të gjitha, qetësinë. Sot kjo është fjalë e huaj. Qetësia nuk njihet si term pushimi në mendjet e çuditshme Jug-shkuese.

Doni tangërllik, zhurmë, silikon, shampanjë, muzikë të shëmtuar që s’dëgjohet kund veç në plazhet ku veni ju, doni sherr, paradë e selfi ashtu kokë-bosh si jeni, edhe ankoheni të pataksur: E ka fajin Jugu! Asnjë faj s’ka Jugu. Pasqyra juaj është. Çfarë ndodh në kohë pushimesh, e keni transferuar ju vetë aty. Asnjë vendas nuk hyn te Havana. Ju hyni. Ju që lëvizni grup: bashkë në Bllok, bashkë edhe në Jug!

Iu duket situata e shēmtuar në të gjitha elementet? Nuk e ka fajin pasqyra! Jugun e bëni ju për këto dy muaj. Pjesën tjetër të vitit, është zonë pa ngjarje, si në çdo cep të harruar të Shqipërisë! Më tremb një njeri që gjuajti në Havana, por ama, më shokon fakti që hyni turmë aty. Është mënyrë “pushimi” që nuk shpjegohet dot. Logjika fikur!

Atë jetë lëvdoni, ato ngjarje do shihni: Degjenerim që juve ju duket “klas” në Drimadhes, Llaman e Jalë. As mos hajdeni më hiç! Na duhen pushues, jo specie të çuditshme tangërlliku e zhurme si klientela që shani vetë. Jugu duhet për detin, ju e doni për të shitur mend. Nder na bëni po u mërzitët shumë e nuk shkoni më! Nder!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com