Sikurse të mos mjaftonte shqetësimi për mungesën e dëftesave, probleme nga më të ndryshmet shfaqen në shkollat e sistemit para universitar nuk kanë fund. Ministria e Arsimit nuk ka asnjë datë se kur do të bëjë gati dëftesat që këtë vit kanë një specifike ndryshe pasi nxënësve çdo notë do tu shënohet me komentin përkatës. Por shkodranews mëson se ato janë problemi më i ndjeshëm i momentit, por ndoshta jo i vetëm as më i vogli. MAS nuk ka sjellë ende as regjistrat për vitin shkollor 2018 – 2019 dhe për fat të keq duket se gjendja do të shkojë si ky vit që u mbyll, ku regjistrat u sollën në nëntor, 2 muaj pasi shkolla kishte filluar.
Mësuesit sërish do të jenë të detyruar të mbajnë fletoret si pika referimi për notat që do të vënë në shtator kur të nisë proçesi mësimor. Gjithashtu nuk është përcaktuar struktura drejtuese që çdo shkollë duhet ta ketë gati për vitin e ri shkollor. Asnjë të dhënë nuk ka drejtoria arsimore e cila deri më tani nuk i ka dhënë asnjë informacion shkollave dhe mësuesve se si do të procedojnë. Të gjithëve u ka mbetur vetëm të presin e duket se pritja do të jetë e gjatë derisa ministria të mbarojë pushimet e të kujtohet për detyrimet qe ka./korrieri