Britania e Madhe sot ka njohur në ditën më të nxehtë të vitit, shkruan ShkodraNews. Njerëzit i injoruan thirrjet e gatishmërisë së sinoptikanëve dhe u “shkrinë” sot në rrugët e vendit.
Gjurmët e gomave ishin ngulitur në rrugën e zbutur ndërsa temperaturat u rritën në një rekord 33.3C në Santon Downham, Suffolk.
Vendi tani është në një paralajmërim të nivelit të tretë nga Zyra Met – një hap më poshtë se më i rëndi, pikë në të cilën pritet që njerëzit e aftë dhe të shëndetshëm të fillojnë të përjetojnë probleme shëndetësore. Temperaturat parashikohen të arrijnë 35C këtë javë.
Dhe temperatura e sotme e 33.3C ka thyer rekordin e këtij viti të 33C të arritur në Porthmadog në Uellsin e Veriut më 28 qershor, shkruan ShkodraNews. Dita më e nxehtë e Britanisë së Madhe në rekord është 38.5 gradë e regjistruar në Faversham, në Kent, në gusht të vitit 2003. /Përshtati: ShkodraNews