Loading...

Shigjeta kap të rrezikshmin e Tiranës, kishte në çantën e krahut një…

Një person u arrestua në Tiranë pasi qarkullonte në kryeqytet me armë zjarri pa leje. Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e njësisë “Shigjeta”.

Shërbimet e njësisë “Shigjeta” të Drejtorisë Vendore Tiranë në vijim të punës dhe në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në qytet si dhe për kapjen e ndalimin e shtetasve të cilët kryejnë vepra penale, gjatë ditës të djeshme kanë ushtruar kontrolle në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, ku si rezultat i tyre u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Leonardo Rakipllari, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi”, në rrugën “Isuf Elezi”, pasagjerit të mjetit, shtetasit Leonard Rakipllari, i është gjetur në çantën e tij të krahut, një armë zjarri e llojit pistoletë tip “Zastava”, të cilën e mbante pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe një krehër me 12 copë fishekë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ”Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/5, i Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com