Një i ri nga Kukësi është plagosur pasi u sulmua me sende të forta nga tre bashkëmoshatarët e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kryemadh, ku mësohet se ka mbetur i plagosur 23 vjeçari me inicialet E. H.
Policia lokale bën të ditur se janë vënë në hetim tre të rinjtë me inicialet: B. H., I. H., dhe Q. H., 24, 23, 26 vjeç, banues në fshatin Kryemadh.
Njoftimi i Policisë së Kukësit për ngjarjen:
Më datë 29.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës, për shtetasit B.H, I.H dhe Q.H, 24, 23, 26 vjeç, banues në fshatin Kryemadh, pasi në Kryemadh, në bashkëpunim mes tyre dyshohet se kanë goditur me sende të forta, shtetasin E.H, 23 vjeç, banues në këtë fshat, i cili pasi mori mjekim, u largua në banesë.
Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.