Loading...

Sherr masiv midis shqiptarëve dhe marokenëve në burg, përleshen dy banda gjatë meshës

Disa shqiptarë janë përfshirë në një sherr masiv me disa të burgosur marokenë në një burg në Rimini të Italisë.

Përleshja midis bandave ka ndodhur në burgun ‘Casetti’ në Rimini, për motive që nuk janë saktësuar ende nga policia.

Sherri midis të burgosurve ndodhi gjatë kremtimit të meshës në mëngjesin e së dielës.

Situata u ndërlikua në mënyrë të menjëhershme dhe u desh ndërhyrja e policisë.

Megjithëse u bë e mundur ndarja e bandave, mbetën të plagosur dy agjentë të policisë të cilët u dërguan me urgjencë në spital.

Të plagosur mbetën gjithashtu edhe disa prej të burgosurve anëtarë të bandave që u përfshinë në sherr, por këta të fundit u shtruan në spitalin e burgut./njekomb

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com